Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për gjobën prej 110 milionë eurosh që Shqipëria do të duhet t’i paguajë biznesmenit Becchetti.
Sipas Ramës, njerëzit që janë gëzuar nga gjobitja e Shqipërisë janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ndërsa shtoi se marifetçiu Becchetti, Berisha dhe Meta do të marrin atë që nuk thuhet dhe atë që nuk hahet.
“Dy njerëzit më të gëzuar për një çështje, ishin po këta Ilir Meta dhe Sali Berisha, Janë njerëzit me sytë top por me mendjen tapë. Arrijnë të shpërndajnë dhe trakte natën vërdallë që shqiptarët do të paguajnë një gjobë 110 milionë euroshe nga xhepat e tyre. Ai marifetçiu dhe Meta e Berisha do marrin atë që nuk thuhet e atë që nuk hahet, këto kisha unë.”
