Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Deri më tani sipas mediave serbe nuk ka të dhëna apo informacione për një zgjidhje të afërt në terren të kësaj çështjeje.

Ndërkaq, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë duke mbrojtur territorin e tyre në veri dhe nuk tërhiqen. Nga ana tjetër, KFOR -i do të jetë i pranishëm në terren dhe nuk do t’i heqë barrikadat me forcë, konfirmoi nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, pas takimit me komandantin e KFOR -it, gjeneralmajor Frank Federici, shkruan b92.
Read below the statement of #KFOR on the current developments in the northern part of #Kosovo pic.twitter.com/ZEIJ5CkCa9
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) September 27, 2021

Tags: kfor ushtria serbe