Berisha i merr Lulzim Bashës 6 deputetë/ PD ndahet në dy fraksione, a do ta marrë selinë blu Doktori?

Pas shpalljes së tij nongrata dhe përjashtimit nga grupit parlamentar i Partisë Demokratike, lideri historik i kësaj force politike mori mbështetje nga një sërë eksponentësh brenda PD-së të cilët dolën edhe kundër vendimit të kryedemokratit Basha. Pas nisjes së aksionit politik për t’u rikthyer në krye të PD-së, nga ana e Berishës, tashmë në selinë blu janë të dukshme dy fraksione të mëdha.

Në njërën anë, Basha dhe grupi i tij i deputetëve që mbështesin vendimin për largimin e Berishës nga PD-ja dhe nga ana tjetër grupi që mbështet Berishën. Kështu në këtë grup janë 6 deputetë që mbështesin liderin historik të së djathtës, si deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Isuf Çelaj. Në Fier  Berisha u prit nga kreu i degës së Fierit dhe deputeti i PD, Luan Baçi, ndërsa në takimin e fundit në Vlorë Berishës iu rezervua një pritje nga tjetër deputet i PD, njëherësh kreu i qarkut, Bujar Leskaj.

Ndërkaq ditën e mërkurë Berisha do të jetë në Durrës për të takuar demokratët. Kreu i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar të PD e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Berishën, ndërsa me interes pritet se çfarë qëndrimi do të mbajnë 5 deputetët e tjerë të PD, mes tyre edhe aleati i demokratëve, Agron Duka. Deri më tani nuk ka nisur ende mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, organ që Lulzim Basha ka vendosur të mos e mbledhë duke e bërë të qartë se asnjë karton demokrat nuk do të ngrihet për vendime të marra në DASH.

Vinkmag ad

Read Previous

Tensionet në veri të Kosovës/Aleksandër Vuçiç hedh poshtë propozimin e ambasadorëve: Ishte kërcënim

Read Next

Ç’po ndodh në veri të Kosovës? Ushtria serbe del në terren, helikopterët fluturojnë mbi Jarinjë. KFOR-i zbarkon përballë serbëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular