Dalin foto të tjera të 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili qëlloi oficerin e krimeve, Saimir Hoxha. Në rrjetet e tij sociale, i riu pozon me pistoletë në tavolinë, ndërsa nuk mungon edhe një pozë me kryeministrin Edi Rama, i cili e përkëdhel nga koka, teksa të dy i buzëqeshin kameras. Edhe pse fotoja është bërë vite më parë, sërish Aldi ka vendosur ta mbajë në rrjetet e tij sociale si kujtim.



