Search
Close this search box.

Berisha: Policin në Lezhë e vranë narkobanditët e Edi Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vrasjes së policit të krimeve të rënda në Lezhë. Sipas Berishës, efektivi i policisë u vra nga narkobandat e qeverisë së kryeministri Rama. Berisha shkruan më tej se Saimir Hoxha po kontrollonte për parcela droge në Ishullin e Lezhës dhe u qëllua për vdekje nga narkonbanditë që ruanin këto parcela të mbjella me inkurajimin direkt të Edvin Droges, i cili sipas Berishës, për qëllime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bimë medicinale. Postimi i plotë: Nderim per oficerin e policise Sajmir HoxhaAi ra ne krye te detyres!E vrane narokobandat e narkoqeverise!Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44 vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij.Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale.Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes.Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti. sb

Vinkmag ad

Read Previous

Dalin fotot e vrasësit të oficerit të Krimeve/Me pistoletë në tavolinë, i qeshur krah kryeministrit/ Rama i ledhaton kokën!

Read Next

I fut plumbin vetes 21-vjeçari Aldi Rama, autori i vrasjes së oficerit të Krimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular