Darka te Gjergj Luca/Denoncon Boçi: Shtatorja e Adem Jasharit u mbulua për të mos e parë Vuçiç

Një tjetër skandal është denoncuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili deklaroi se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin në Elbasan ku po mbahet darka zyrtare me udhëheqësit e nismës së Ballkanit të Hapur është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç.

“Tani sa po më njoftojnë se shtatorja e Adem Jasharit në Elbasan është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç”, tha Boçi në emisionin Politiko.

Boçi tha se informacioni duhet verifikuar, ndërsa deputeti tjetër, Arbi Agalliu tha se nëse kjo është e vërtetë është skandal.

Në Fish City ndodhen për darkën zyrtare kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në këtë darkë merr pjesë edhe Alex Soros.

Darka zyrtare i paraprin samitit për Ballkanin e Hapur, ku ditën e martë priten të nënshkruhen pesë marrëveshje.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/‘Do të ndodhë nesër pasdite’, Berisha paralajmëron lëvizjen e fuqishme

Read Next

“I mbushin mendjen vetes se janë shumicë”/ Armand Shkullaku shpjegon si u manipulua me Kuvendin e Bashës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular