VIDEO/‘Do të ndodhë nesër pasdite’, Berisha paralajmëron lëvizjen e fuqishme

Pas publikimit të rezultateve të referendumit Berisha ka folur për gazetarët duke i bërë thirrje deputetëve demokratë që mbështesin Bashën të heqin dorë nga ai që e quan skenar destabilzues për vendin.

Berisha: U them atyre që kanë bërë gati më falni për shprehjen ato…për karrige qeveritare hiqni dorë nga ky skenar, sepse revolucioni do tu fshijë ju bashkë me pengmarrësin tuaj. Akti i tradhtisë së lartë nuk do të tolerohet nga demokratët e këtij vendi. Ndaj rikthehuni në shtëpinë tuaj. Sot PD është liria. Ju e patë historinë e turpit të sotëm, sesi ishin mbledhur aty fëmijë dhe njerëz që nuk kanë lidhje me këtë forcë politike,. Mos vazhdoni me këtë skenar, destabilzues për vendin. I them Edi Ramës, i bindur të jesh se këtë revolucion as e ndalon as e mposht, por me këto që bën, duke marrë peng Lul bravën, duke ja mbush selinë me gardistë dhe Renea, ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të ruajtur rendin dhe qetësin. I them Ramës se revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Lëri lojërat dhe mos luaj me pluralizmin politik. Ky revolucion është i gatshëm të çmontoje narkoshtetin, është i gatshëm të përballet në mënyrën më të fuqishme me çdo pengesë, nuk ka synim tjetër vetëm ti kthejë shqiptarëve votën e lirë. Unë u bëj thirrje shqiptarëve, i bëj thirrje demokratëve dhe demokratëve ditën e hënë në orën 4 pasdite të mblidhemi para kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare, të shpallur jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat e bënë të domosdoshme. Vucic do të pritet ashtu sic e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët dhe për paqen. Kjo aleancë është për vendosje e hegjemonisë dhe hapje ndaj influencës ruse.

Vinkmag ad

Read Previous

A do ketë përplasje për të marrë PD-në? Basha: Ne jemi të përgatitur për…

Read Next

Darka te Gjergj Luca/Denoncon Boçi: Shtatorja e Adem Jasharit u mbulua për të mos e parë Vuçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular