Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bardhok Pllanajt një natë më parë në Shkodër, pranë banesës së tij.
Është publikuar në media video kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit i cili njihej ndryshe dhe si njihet “Kumbari i Shkodrës”.
Ndër të tjera nga pamjet shikohet se fillimisht autorët kanë qëlluar në ecje më pas makina e viktimës duket se është përplasur me një biznes në një të rrugës, ku duket se autorët kanë shkuar sërish dhe e kanë qëlluar, transmeton Abc News në videon e siguruar.
Pllanaj është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover”. Dyshohet se makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi. 47-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është një emër i njohur për policinë.