Search
Close this search box.

Nderohet sërish heroi Arjan Sala/ Një rrugë në njësinë numër 11 në Tiranë do të mbajë emrin e tij

Një prej rrugëve në njësinë numër 11 në kryeqytet do të marrë emrin e heroit Arjan Sala i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar ato të shumë punonjësve të tjerë pas zjarrit masiv që përfshiu  magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.

Vendimin që rruga të marrë emrin e tij është marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Veliaj tha se rruga që do të marrë emrin e Salës do të jetë në zonën e Laprakës, pikërisht aty ku jeton familja e të ndjerit.

“Rruga që është propozuar për t’u votuar në Këshillin bashkiak është rruga “Arjan Sala”, një rrugë në njësinë numër 11, në zonë e Laprakës, ku banon edhe familja e të ndjerit, heroit tonë të qytetit. Ka qenë një premtim që kryeministri, bashkë me mua ja premtuam familjes, për të nderuar këta heronj. Më vjen mirë që një rrugë në njësinë numër 11 do të ketë emrin e heroit tonë urba, Arjan Sala,”– tha Veliaj.

Arjan Sala ndërroi jetë pasi shpëtoi kolegët etij të bllokuar në magazinën e përfshirë nga flakët vetëm pak javë më parë. Qeveria i akordoi titullin ‘Dëshmor i Atdheut” të riut që u sakrifikuar për kolegët.

Vinkmag ad

Read Previous

Del videoja e vrasjes së Bardhok Pllanajt/ I ngritën pritë në errësirë dhe breshëri kallashi, ja si u ekzekutua “kumbari” i Shkodrës

Read Next

Mathew Palmer: Të vazhdojë reforma në drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit të jenë sipas standardeve demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular