Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.
Ky takim vjen pas qëndrimit të Partisë Demokratike ndaj procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mësohet se opozita po vijon denoncimin te ndërkombëtarët mbi pretendimet e saj për procesin e deformuar të zgjedhjeve.
Ndërkaq, Basha ka zhvilluar në dy ditët e fundit takime me krerët e degëve në rrethe dhe deputetët e dalë nga 25 prilli.
Sipas Bashës, opozita duhet të vazhdojë mbledhja e fakteve për vjedhjen e zgjedhjeve, por ka theksuar se pavarësisht mosnjohjes së procesit, PD duhet të jetë në parlament.