Dhëndri i Berishës sulmon ambasadoren Yuri Kim: Është “kukull” e…

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha thotë se ambasadorja Yuri Kim është “kukull” e filantropit George Soros në Shqipëri. Sipas Jamarbër Malltezit, Kim po mbron korrupsionin e qeverisë sepse nuk reagon fare për sandalet që ndodhin përditë.

“Kukullat e Sorosit janë kukullat e Sorosit, le t’i shpjegojnë vetë fjalët që lëshojnë. Përderisa Kim mbron korrupsionin e qeverisë, drogën e qeverisë, del me Sorosin e nuk ndihet fare për skandalet më të rënda të korrupsionit masiv të kësaj qeverie, del në livadhe me gazetarët e Edi Ramës, më vjen keq por ajo e ka deklaruar vetë se çfarë është”, ka thënë Malltezi në Ora Neës.

Përsa i përket deklaratës se nëse Berisha merr drejtimin e PD, SHBA do shkëpusë marrëdhëniet me këtë forcë politike, Malltezi u shpreh:

“PD ka miq dhe aleatë të pafundmë. Berisha, si prijësi i PD-së vijon të ketë miq e aleatë kudo. Ai ka zgjedhur rrugën ligjore që të përballet në Gjykatë. Dhe fakti që nuk ka asnjë provë dhe fakte, tregon se kjo ka qenë jo vetëm blof, por një shërbim masiv që i bëhet Sorosit dhe Ramës, por nuk i bën mirë vendit.  Ambasadorja po mbron korrupsionin dhe drogën që po bëhet në Shqipëri.”

Vinkmag ad

Read Previous

Atentati mafioz te Astiri/Artan Hoxha tregon rolin e ‘pisët’ të policisë: Dy grupe rivale po i…

Read Next

Basha lëshon ‘bombën’: Rama dha urdhër për të kapur një të ri, ja kush është i forti i Elbasanit që e mori peng

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular