Kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar ‘bombën’ e radhës ndaj ish-kryeministrit Berisha Ai denoncoi rrëmbimin e një të riu në Elbasan disa ditë më parë nga Suel Çela.
Duke folur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Basha u shpreh se Çela e ka rrëmbyer të riun, rreth 20 vjeç, duke i bërë presion për të hedhur firmën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor.
Madje Basha shkoi deri aty sa shtoi se rrëmbimin e të riut e ka kërkuar kryeministri Edi Rama.
“A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë?,” tha Basha. Megjithatë, deri më tani policia nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë rast.