Pala mbrojtëse e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka dorëzuar ditën e sotme pranë gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou të Gjykatës Speciale, kërkesën e tretë për lirimin e tij.
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe në kërkesën e paraqitur ditën e sotme ka kërkuar që klienti i tij të qëndrojë në arrest shtëpie në Kosovë apo dhe në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë.
Në letër thuhet se vijimi i qëndrimit të Thaçit në paraburgimin e Hagës shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, aq më tepër që me paraqitjen e provave të reja nga Prokuroria, seanca e radhës pritet të mbahet në fund të këtij viti.
Në letë theksohet gjithashtu se lirimi tij dhe zhvendosja në një shtet të tretë që ka dalë garant për sigurinë e tij der 30 ditë përpara se të fillojë seanca e rradhës.
Në përgjigje të kërkesës së dytë, Prokuroria ishte shprehur se as transferimi i tij në Kosovë dhe as lirimi i tij në vendet e treta “nuk do të zvogëlonte rrezikun e arratisjes, pengimit të gjykatës, ngacmimit të dëshmitarëve apo edhe përsëritjes së krimit”.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime të kryera në 42 paraburgime të paligjshme të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri kundër së paku 407 të burgosurve, prej të cilëve të paktën 98 u vranë, nga marsi 1998 deri në shtator 1999. Aktakuza i ngarkon ata me 10 pika: përndjekje në baza politike dhe etnike, burgim, arrestim dhe paraburgim të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë (dy pika) dhe vrasje (dy pika). Këto krime janë cilësuar, në gjashtë pika, si krime kundër njerëzimit dhe në katër pika, si krime lufte.