Analisti Frrok Çupi komentoi sot edhe zgjedhjen e Presidentit të ri, për të cilin u shpreh se procesi ishte populist dhe një ngacmues për nervin e kulturës parlamentare.
Ai deklaroi se presidenti është produkt i maxhorancës dhe Uashingtonit dhe se qeveria u kujdes që ai të ishte një person jo i luhatshëm.
“Ishte një proces i gjatë, një proces që ju bë thirrje opozitës që të merrte pjesë, por kjo opozitë është me shumë probleme dhe e përçarë. Procesi ishte populist, ishte deri diku një ngacmues për nervin dhe kulturën e parlamentarëve, dhe kultura e tyre lë shumë për të dëshiruar. Dihej që do zgjidhej kështu sepse presidenti është produkt vote dhe nuk prodhohet nga populli. Në këto momente ato që po kalon Shqipëria, pas dështimeve që kishim me presidentin e kaluar qenë të kujdesshëm që të ishte një person jo me luhatje, prandaj ai është produkt i maxhorancës dhe Uashingtonit.
Mendoj se presidenti i ri është një njeri që e njeh shtetin, e njeh ligjin dhe e respekton atë, e njeh rëndësinë e stabilitetit dhe nuk bën lojëra dhe mbi të gjitha është një njeri i kalibruar përmes punës së tij, është bërë vetë dhe nuk është i bërë si Basha. Ka mësuar me vështirësitë e veta dhe ky është presidenti që na duhet. Ai tani ndodhet para provës së zjarrit, e cila nuk është më shumë siguria sesa drejtësia. Ai duhet të bëhet mbështetës i drejtësisë.”, u shpreh Çupi.