Do japë dorëheqjen? Lulzim Basha zbulon vendimin që ka marrë: Jam në dispozicion të…

Jepi Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, deklaroi se është “në dispozicion të zgjidhjes së krizës në të gjitha format dhe mënyrat që do ta ndihmonin këtë”.

“Kam konstatuar se na përbashkon vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar partinë. Si kryetar, përgjegjësia kryesore bie mbi mua dhe thashë se jam në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat që do ta ndihmonin këtë”, tha Basha.

Kur u pyet pse nuk dha dorëheqjen, Basha tha: “Grupi parlamentar nuk kërkoi “kokë turku” dhe as justifikime. Për mua, gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes, me gjithçka që unë kam në dorë”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Zbardhet vizita e rëndësishme, zyrtari i lartë i Komisionit Evropian vjen në Tiranë të martën

Read Next

Sherr dhe thyerje gotash në mbledhjen e Grupit të PD/ Salianji reagon pas shuplakës që mori, ja çfarë thotë Grida Duma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular