Ish-deputeti i opozitës, Halit Valteri, ka dorëzuar sot një kallëzim në SPAK për presidentin Ilir Meta. Valteri thotë se disponon dokumeta shumë të sigurta për shkeljet e rënda që presidenti ka bërë sipas tij.
“Jam kontaktuar nga një gazetar austriak dy javët e fundit, që më ka nisur me e-mail disa dokumenta për presidentin e vendit. Ai gazetari e kishte parë dhe investiguar të gjithë dy-vjeçarin e fundit ku kisha pasur akuza drejtpërdrejtë për Metën.
Vendosa të çoj këtë kallëzim në SPAK pasi ka mjaftueshëm materiale për të treguar këtë histori të shëmtuar. Flasim për 700 mijë euro të paguara për të bërë dy fotografi. Meta është personi më i korruptuar në pushtet. Gjithë kohës ka pasur Ministritë e tij me tendera me korrupsion. Meta ka bërë një kontratë nga 15 mijë euro në muaj, në të njëjtën kohë me Tavon i cili thotë për 12 muaj paguhen 50 mijë euro në muaj për pastrimin e imazhit, ku klienti është Meta.
Dyshime të forta thonë që këto para i merr dikush i lidhur me familjen Meta, një biznesmen i njohur që është në burg dhe familjen e ka në Austri. Ka detyrim ta pasqyrojë se nga kanë ardhur këto para. Aty verifikohet se paratë kanë ardhur nga një kompani offshore dhe financuesi është i afërmi i Metës Vangjel Tavo.
Nëse duam që këtë vend ta bëjmë nuk duhet që ti kalojmë gjërat si procedurë. Edhe unë do të doja shumë që ta kisha rrogën sa Arben Kraja, por duhet të bëje punën. Çdo dokument lë gjurmë. Unë e kam vendosur me veten, me sa të mundem do të çoj kallëzime në SPAK.”, tha Valteri nënjë intervistë televizive, ndërsa shtoi se ky nuk është denoncimi i tij i vetëm në SPAK. “Kam denoncuar edhe ministrin e brendshëm për uniformat e shtetit dhe sot janë para drejtësisë disa persona që kanë marrë ryshfet”, theksoi Valteri.
Valteri tha se pas dorëzimit të kallëzimit në SPAK, në celular i kanë ardhur me dhjetëra mesazhe që i shkruanin se “do të të vrasë Ilir Meta”, ndërsa nënvizoi se nuk ka frikë nga presidenti dhe njerëzit e tij, madje shtoi me ironi se jeton edhe 250 vite.