Pas SHBA-së edhe Gjermania nuk bashkëpunon me Berishën? Bamir Topi paralajmëron PD-në

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e Raportuesit të CDU për Shqipërinë Peter Beyer, lidhur me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Topi tha se ky është një lajm që dëmton Partinë Demokratike, më kryesisht grupimin e Berishës.

“Nuk është lajm i mirë për Partinë Demokratike që lidhet me foltoren. Këtu gjithmonë është menduar se zëri i SHBA mbetet ekskluziv, por jo netëork-u ndërkombëtar tregon se nuk jemi të parëndësishëm. Funksioni gjeopolitik i këtij vendi është i një cilësie të veçantë se jemi vend i NATO-s. Shqipëri ka pozicion si në atë zonën tampon. Se kujtoj largimin e rusëve nga baza e Vlorës në vitin 1961, që u duk sikur i larguam ne. Kur ishim të vegjël e besuam këtë fabul, por baza e Vlorës ishte 60 km larg bazës së NATO-s në Otranto dhe këto i vendos politika botërore. Këta kanë iluzionin se mund të vazhdojnë. Mirazhi në politikën shqiptare funksionoka mirë në të gjitha gradat”, u shpreh ai.

Vinkmag ad

Read Previous

“Do të të vrasë Ilir Meta”, Halit Valteri tregon mesazhet në celular pas kallëzimit në SPAK

Read Next

Kush e ka qejf luftën? Frrok Çupi tregon skenarin që po përgatitet: Kur presidenti të dalë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular