
Analisti Artur Zheji duke komentuar zhvillimet brenda PD-së, u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se Berisha duhet të ngjisë një ‘malore’ të madhe për të bashkuar demokratët, dhe për t’iu hequr figurativisht deputetëve lidhjen me elektoratin.
“Mendoja se Berisha deri dje përfaqësonte pjesën më të madhe me Foltoren. 35 deputetë, me një mesatare 7-8 mijë vota, përfaqëson 300 mijë votues. Deputetë që janë zgjedhur dhe që mohojnë rithemelimin e kësaj partie, përfaqësojnë 300 e ca mijë votues. Jemi më shumë se gjysma, se është dhe LSI dhe aleatët, pra jemi më shumë se gjysma e votuesve që kanë refuzuar të jenë pjesë e kongresit. Doktori duhet të ngjisë një të përpjetme të madhe për të kuptuar nëse sigla e re që krijoi ka dhënë efekt. Ata duhet të nxitohen, ose të luftojnë për siglën. LSI bëri një aventurë të rrezikshme kur u nda nga PS. Gjithmonë bjerrin fuqi, bjerrin vota; Ai që ndahet nga trungu, pavarësisht se trungu ka djegie, nuk i vjen ushqimi nga zgjedhësi degëve. Doktori me shumë zgjuarsi po iu heq deputetëve që vjen nga elektorati.”, tha Zheji.
