Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë dosjen e ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet për tragjedinë e Gërdecit.
Kjo çështje ishte në duart e Gjykatës së Lartë dhe pritej të shqyrtohej pasi relator u caktua Ilir Panda, por procesi ka marrë një tjetër rrjedhë.
Gjykata e Lartë ka pushuar gjykimin për këtë dosje dhe e ka kaluar në kompetencën e GJKKO-së.