Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, për të cilën kreu i ILD-së, Artur Metani ka dorëzuar kërkesën për pezullim dhe shkarkimi nga puna, nuk ishte ndalur me vetëm disa video në rrjetet scoiale.
Sot, janë publikuar ‘sfilata’ të reja të Kapedanit, këtë herë nga ashensori. Kapedani ka filmuar vetën edhe disa herë të tjera në makinë, ku nuk mungojnë këngët me ritme latine. Një prej tyre është edhe kënga e “Rosalia“-s.
“A thu çfarë kishte bo ti pa mu,”- është një tjetër këngë që Kapedani mban në sfond, teksa udhëton me makinën e saj. Sot, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.