Dramë Fëmijërie

Nga Fatjon Malaj

Ndërsa jemi duke u mbytur në kaosin e jetës së përditshme me përgjegjësitë dhe ngarkesat emocionale të të qenit të rritur, hera herës kur na kap një trishtim ndoshta i pashpjegueshëm ëndërrojmë e kthehemi në ato ditët e vegjëlisë duke kujtuar fëmijërinë tonë?

Por a e kemi krahasuar ndonjëherë botën rozë të ndezur të fëmijërisë sonë me gjendjen tonë aktuale dhe a e kemi pyetur veten se si erdhi gjithçka deri në këtë pikë ku jemi aktualisht, çfarë kaluam ne në jetë për tu bërë këta që jemi, ku hera herës shohim veten në pasqyrë me vlersime të mëdha e hera herës ulim shikimin gjithë frikë?

Shumica e njerëzve duket se flasin për një botë të përsosur përrallash kur përshkruajnë fëmijërinë e tyre.

Nuk ka braktisje apo refuzime në atë botë, të gjithë janë plot dashuri.

Nëna është gruaja më e dhembshur dhe më e bukur në botë, në fakt kjo është e vërteta më apsolute, dhe babai është njeriu më i fortë dhe më i besueshëm në botë.

Në fakt, të kujtuarit kaq të përsosur fëmijërinë tonë është ndoshta gabimi ynë më i madh, kjo pikëpamje është tërësishtë e imja personale. Plagët më të mëdha i marrim në fëmijëri.

Perspektivat tona të shtrembëruara vendosen në mendjet tona në fëmijëri. Ne përjetojmë formën më intensive dhe të distiluar të refuzimit dhe dhimbjes në fëmijëri.

E disa prej nesh jeta i ballafaqon me aspektet e errëta dhe të dhimbshme të fëmijërisë dhe ilustron sesi përvojat e fëmijërisë formojnë jetën tonë të ardhshme me shembuj të qartë, sepse ne lejojmë të na vrasin dhe vrasim shpirtërishtë përditë njerëz të cilët do preferonim më shumë ti kishim njohur në rrethana të tjera ose mos ti kishim njohur kurrë sesa ti ekzekutonim shpirtërisht në këtë kohë,moshë dhe forëm.

Çdo gjë që shohim dhe përjetojmë në fazat e hershme të jetës sonë formon blloqet tona ndërtuese. Lloji i marrëdhënies dhe lidhjes që krijojmë me prindërit tanë bazohet në marrëdhëniet që do të kemi në jetën tonë të ardhshme.  Ne priremi t’i varrosim thellë në mendjet tona privimet, refuzimet dhe abuzimet në marrëdhëniet tona të para. Sepse në atë moshë nuk kemi mundësi t’i përballojmë këto përvoja të dhimbshme thjesht nënshtrohemi e presim papritmas në moshë madhore të vizitohemi nga këto fantazma duke na trubulluar e vrarë.

Magazinat e mendjes sonë janë të mbushura me gjëra të dhimbshme që nuk janë përjetuar plotësisht dhe pas një kohe nuk mund të vazhdojmë më. Proçesi i autoterapisë bazohet në zbulimin, ripërjetimin dhe tretjen e këtyre dhimbjeve të groposura, ndaj kur vërtetë duam dikë shumë i hapemi plotësisht duke i shpjeguar vetveten, me qëllim të na njohi kuptojë dhe evitojë çdo veprim të ngjashëm i cili do të na rikthejë në dhimbjet e kaluara me shumë vuajtje mundim dhe harresë.

Është e vështirë të shohësh plagët që kemi marrë në fëmijëri, adoleshencë dhe në zhgënjimin e dashurisë së parë me sytë e një të rrituri. Pra, terapia nuk ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur shpjegime logjike për problemet, ky është një proces në të cilin emocionet trajtohen dhe rishqyrtohen në fuqinë e tyre të plotë. Terapia i jep personit fuqinë të përballet me emocionet e veta dhe të shohë kontradiktat e tyre themelore. Në këtë proçes, nëse ka terapisti ndihmon personin ndërsa ai shkatërron kështjellat që ka ndërtuar mbi paranoja e mashtrime. Është shumë e rëndësishme që terapisti të jetë dikush që është në gjendje të zgjidhë konfliktet e tij të pavetëdijshme, sepse përndryshe terapisti mund të manipulojë lidhjen intensive të pacientit me të, duke i bërë më shumë dëm sesa mirë e në ndonjë rast do të gjejë veten të përfshirë në një dashuri të pashpresë.

Ka shumë rrugë shpëtimi për njerëzit që kanë frikë të përballen me të vërtetat e tyre por më kryesorja është që kjo të ndodhë patjetër një ditë sepse kjo e vret njeriun. Lakmia dhe depresioni janë mënyra të zakonshme të vetë-mashtrimit. Deliri i madhështisë nga dikush që do të admirohet kudo që të jetë.

Një person, nevoja e të cilit për dashuri nuk plotësohet në fëmijëri, përpiqet ta kompensojë këtë privim gjatë gjithë jetës së tij duke fituar admirimin e njerëzve me lodhje e mund por kjo lodhje e ky mund nëse nuk racionalizohet të bënë ti largohesh vetvetes e jo gjithmonë do ta kesh të mundur ta rigjeshë atë. Sepse ai ngatërron admirimin me dashurinë dhe e gjenë veten të rënë në dashuri me dikë e cila thjeshtë ka një admirim kalimtar për shkak të rrethanave e është duke i buzëqeshur dikujt tjetër në sms-të e tij të cilat i lexon në arkivin e telefonit personal. Ndjenja e vetëvlerësimit që fryhet dhe ngrihet si një tullumbace shembet dhunshëm kur gjërat shkojnë keq. Sepse kur njeriu humbet tiparet e tij krenare dhe të admirueshme, me dhimbje kupton se nuk i ka mbetur asgjë. Prandaj, ana tjetër e medaljes së  pasionit për madhështi është “depresioni”.

Depresioni është një formë e vetëmohimit dhe shpesh lidhet me plagët e hershme. Një person që ka një nënë e cila i jep vërtet dashuri dhe besim në vitin e parë të jetës së tij, do t’i kalojë më lehtë periudhat e vështira që do të përjetojë në të ardhmen.

Por për një person që edhe pse mund të rritet në një familje të plotë e të pasur me shumë mundësira, mendohet se ai nuk ka përjetuar asnjë privim, dhunë apo neglizhencë në pamje të parë, por kjo nuk do të thotë se do të jetë më i lumtur dhe më i shëndetshëm se dikush që është rritur me prindër të divorcuar, ndarjen nga jeta të një prindi ose në kushte të vështira dhe i është nënshtruar trajtimeve të rënda të jetës ironike sepse kur jashtë bëhet errësirë i vuajturi ndez dritën e shpirtit të tij dhe ndriçon rrugën dhe jetën e tij.

Gjëja më e rëndësishme është që në vitin e parë të jetës, personaliteti i tij të brumoset me dashuri, mirëkuptim dhe besim, pikërishtë të ndiej erën e nënës të cilën për fat kryesisht ose pjesërisht të keq e humbet dhe e rigjen vite më vonë jetë.

Njerëzit që janë të pasigurt dhe kanë nevojë për praninë e një personi të dobët për tu kujdesur për të, i përdorin fëmijët e tyre për t’u ndjerë të fuqishëm kur ata bëhen prindër ndoshta për shkak të kësaj disa presin e presin me vite për tu bërë me fëmijë e sigurisht ka raste kur nuk vjen ose u vjen dhe Zoti jua merr prapë, e binden një ditë se nuk do ta kenë kurrë.

Sepse fëmija është qënie e dobët dhe plotësisht i varur nga prindërit. Fëmija është i varur nga prindërit fizikisht dhe emocionalisht, ai i do prindërit e tij më shumë se çdo gjë tjetër pa kushte. Ky dorëzim mund të abuzohet nga prindërit dhe prindërit ndoshta jo të përgjegjshëm nuk vlersojnë frikën, dëshirat dhe ndjenjat e fëmijës. Prindi që dëshiron të mbrohet nga dominimi i ndjenjave të pafuqisë, mendon se po i largon ato ndjenja kur e bën këtë duke u kujdesur në mënyrë egoiste për fëmijën e tij.

Njeriu i poshtëruar në fëmijëri, i tallur ose i injoruar përjeton turp të madh gjatë asaj faze të jetës dhe përpiqet të gjejë një mënyrë për t’i hequr qafe këto duke ëndërruar një familje nën drejtimin e tij të plotë me qëllim mos lejimin kurrë të kësaj situate të kaluar në fëmijëri atje ku ai vetë është aktori dhe faktori kryesor por në rastin kur edhe vetë dështon do të poshtërojë dikë tjetër duke e parë si përgjegjës të asaj që ka ndodhur ose në mënyrë imagjinare do të ndodhte nëse gjërat do të përfundonin. Kështu, ai përsërit atë që jeta duke u treguar e pabesë i bëri atij por që e vlersonë se ja bënë prindërit e tij mbasi vendimet e tyre i implementuan në jetë këtë dramë. Poshtërimi i të dobëtit është një shprehje e qartë e dobësisë, të gënjeshë dikë, të tradhtoshë dikë, të manipuloshë emocionalishtë dikë, të thuash se je i dashuruar e të flirtoshë me dikë tjetër janë shprehje të  dobësisë. Njerëzit që nuk kanë mundur të përjetojnë siç duhet disa emocione si pafuqia, xhelozia, zemërimi, përpiqen t’i mbajnë gjallë këto emocione tek fëmijët e tyre. Për shembull, një person që ka parë sulmet e nënës së tij me skizofreni kur ishte fëmijë dhe që ka një frikë të fortë për shkak të tyre, mund t’i lexojë fëmijës së tij histori horror kur ai bëhet baba dhe të argëtohet me reagimet e fëmijës, dikush e cila personalisht ka ardhur në jetë mbas shumë vështirsive nga ana e prindërve të saj aborton fëmijën e ngjizur gjatë një raporti dashurie e këtë ja komunikon ish të dashurit në mënyrën më rastësore mbas gati 13 vitesh. Sepse ajo dëshiron t’i tregojë vetvetes se nuk është më ajo fëmija e frikësuar e pafuqishme e mezi-ardhur. Madje tashmë nuk është ajo personalisht e pafuqishme por  i pafuqishëm është ajo qënia e pafajshme, tani është ajo krijesa e paformësuar ende e kjo është ai njeriu i fortë që tallet me të dhe e vret pa i dhënë jetë ende. Këto poshtërime në fëmijëri minojnë zhvillimin e shëndetshëm të personalitetit dhe hedhin bazat për perversitete dhe neuroza obsesive.

Është një padrejtësi e madhe t’i vendosësh barrën e së kaluarës një fëmije i cili ose nuk ka mbërritur ende ose sapo ka ardhur në këtë botë, zgjidhë një tjetër mënyrë për ta parandaluar këtë dhe kjo është të vajtosh fëmijërinë tënde në dhimbje e heshtje pa vrarë të tjerët me dinakërinë e ligësisë që ti mbart brenda vetes.

Prindi që përjeton dhe vajton dhimbjen e fëmijërisë së humbur, nuk e ndjen nevojën t’ia kalojë këtë dhimbje fëmijës së tij.

Nëse të gjithë ne mund të heqim velin e fëmijërisë sonë, ndoshta do të ndalojmë t’i bëjmë fëmijët tanë të paguajnë për padrejtësitë që na janë bërë.

Sepse çdo fëmijë qoftë edhe i sapo ngjizur duhet të vijë në jetë dhe të jetojë me të dy prindrit të kurorëzuar ose jo, në këtë rast kjo është ajo që ka më pak rëndësi se çdo gjë, çdo fëmijë i ardhur në jetë meriton të dashurohet dhe të mbrohet pa kushte.

Vinkmag ad

Read Previous

Ferdinand Xhaferaj bën lëvizjen e papritur brenda PD-së

Read Next

(VIDEO) ‘Kam një hall të madh me çunin’/Edi Rama, qytetarit: Më bëre çorap, vetëm Gjiknuri ta zgjidh se ai ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular