Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Elbasan është hasur në një kërkesë paksa të ngatërruar së cilës nuk ka mundur t’i japë një mendim për zgjidhje. Për këtë arsye ai i është drejtuar qytetarit se vetëm Gjiknuri mund t’ia zgjidhë.
Diskutimi:
Edi Rama: Çfarë nuk bëhet, nuk bëhet? Çfarë të bëjmë tani. Të shkojë në Itali dhe ta bëjë…
Qytetari: Por që të shkojë në Itali, duhet të ketë qendrën e banimit, lejen e banimit….
Edi Rama: Po rregullat e Italisë do të zgjidhim ne?
Qytetari: Po sikur ka një marrëveshje…?
Edi Rama: Është për ne, jo për Turqinë
Qytetari: Po çuni është i joni
Edi Rama: Ta marri këtu patentën.
Qytetari: E ka italiane.
Edi Rama: Çuni është i joni po na është ngatërruar me dy palë.
Qytetari: Duhet ta nisësh kërkesën nga shteti ku e ke marrë patentën.
Edi Rama: Ta marri patentën
Qytetari: Është në Turqi
Edi Rama: Më bëre çorap.
Qytetari: Prandaj kemi ardhur sot.
Edi Rama: Të shohim pas mbledhjes me Damianin. Se ky zgjidh gjëra që të tjerët nuk i zgjidhin, siç e ka treguar edhe reforma elektorale. Kështu që…