Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në qytetin e Durrësit ku është plagosur pronari i biznesit dhe një kliente. Sipas informacioneve të fundit, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.