Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin e targave.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Kosova e ngre me të drejtë problemin por ky problem sipas tij duhet të zgjidhet dhe shmanget ngrirja e konfliktit.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Edi Rama.
Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.
— Edi Rama (@ediramaal) September 21, 2021