Dy ditë pas shpërthimit me tritol pranë shtëpisë së tij, Armand Duka bën lëvizjen e papritur

Jepi Share

2 ditë pas sulmit me tritol te porta e shtëpisë, Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka shtuar masat e sigurisë. Shtëpia e tij në Durrës po ruhet me policë privatë.

I akuzuar për shpërthimin me tritol është Arlen Hasanaj, i cili është arrestuar. Megjithatë ai mohon të jetë ai autori i krimit. Para oficerëve të policisë ai ka mbajtur vetëm këtë qëndrim dhe më pas nuk ka pranuar të flasë. Megjithatë hetuesit kanë prova pamjet e kamerave të sigurisë. Rezulton se 34-vjeçari ka dalë nga shtëpia i maskuar dhe me kapuçin e xhupit në kokë. Pamjet tregojnë se ai i është drejtuar banesës së Dukës që ndodhet rreth 400 metra larg shtëpisë së tij. Pasi hodhi eksplozivin në derën e presidentit të FSHF, u largua me vrap dhe pas afro 1 minute shihet që hyn sërish në banesë.

Për këtë person është pyetur Armando Duka. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me Hasanajn. 34-vjeçari është bashkëpronar në kompaninë “Euroshop Durrës” që operon në tregtinë e produkteve ushqimore dhe atyre elektro-shtëpiake. Gjithashtu administron një bar- kafe dhe një marketi në lagjen ku banon.

Prokuroria po heton mbi një konflikt të mundshëm mes Hasanajt dhe Dukës për tregtinë e pajisjeve elektro shtëpiake apo dhe me persona të tjerë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës për në Korçë, ndërhyn urgjent policia

Read Next

Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta për deputetin demokrat: Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular