Sali Berisha nxjerr prapaskenat e forta për deputetin demokrat: Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?

Nga Patosi ku ishte pasditen e sotme në një takim me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se po shet selinë e PD-së për të ndërtuar pallate dhe deputetin Agron Kapllani, të cilin kryedemokrati e ka komanduar drejtues të degës së Fierit.

“Me cilin je ti, me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate bashkë me Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe për këtë shkak nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me “Pallat Kapllanin” që fiton me qeverisjen socialiste dhjetëra dhjetëra milionë euro dhe pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve në Tiranë për të ndërtuar pallatin e milionave bashkë me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës. Ja ti them unë atij “Pallat Kapllanit”, si i fitove t’i 32 mln euro me bashkitë socialiste në këtë periudhë, sa pagove, çfarë ryshfeti dhe? Duhet të largohesh nga PD. Vjen bëhesh vegël e Bashës, ka rrezik të ketë marrë edhe ndonjë pallat te “parku i katër hajdutëve” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.