Lulzim Basha përballet me surprizën e pakëndshme rrugës për në Korçë, ndërhyn urgjent policia

Militantët e Sali Berishës e kanë pritur me protestë kreun e PD-së, Lulzim Bashën pasditen e sotme në Korçë. Me thirrjet ‘Basha ik’ dhe pankarta nëpër duar, ata u mblodhën në hyrje të kinemasë së Korçës, ku do të zhvillohet takimi i Bashës me demokratët. Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe policia, duke shmangur që përplasja mes tyre të shkonte deri në përplasje fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.