Dy shqiptarë “zgjidhin” sherrin me shufra hekuri/Njëri përfundon në spital, tjetri në burg

Dy shqiptarë u përpoqën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre duke përdorur shufrat e hekurit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë, gjatë ditës së sotme por në vend që të “zgjidhte” konfliktin, bëri që njëri nga shqiptarët të përfundonte në spital, tjetri në qeli.

Njëri prej të cilëve u transportua me ambulancë në spital sepse kishte dëmtime në kokë dhe i dyti në komisariat me goditje më të lehta.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i sherrit mbrëmjen e sotme në Heraklion, por gjithë çfarë është bërë me dije është se shqiptarët u grindën jashtë shtëpive ku jetojnë në Kretë.

Vinkmag ad

Read Previous

Tritan Shehu: Ja si Edi Rama po na çon drejt katastrofës me koronavirusin

Read Next

Plas keq mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës në PD: I ke vënë tritolin, fol për Berishën se si…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular