Search
Close this search box.

Plas keq mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës në PD: I ke vënë tritolin, fol për Berishën se si…

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka janë përplasur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua ditën e sotme. Mësohet se Noka e ka akuzuar Bashën se i ka vënë ‘tritolin’ aksionit politik të Partisë Demokratike, duke e shkatërruar atë.

Madje, deputeti sipas Balkanweb ka shtuar se Basha ka ‘thërrmuar’ dhe çështjen e masakrës zgjedhore, siç PD-ja ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa Basha është shprehur se nuk ka dëshirë që t’I hedhë benzinë zjarrit dhe se për këtë arsye nuk ka adalë deri më tani në terren, por që do ta bëjë shumë shpejt këtë gjë.

Debati mes Nokës dhe Bashës:

Flamur Noka: Deri ne zgjedhjen e kryesise e kishe kauzen politike “masakren zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes se kryesise, ti e ktheve ne therrime ceshtjen e masakres zgjedhore.

Lulzim Basha: S’eshte e vertete. Une e kam deklaruar dhe kam folur per masakren ne cdo dalje timen. Ju duhet te merrni informacion prane prokurorive dhe te interesoheni per masakren zgjedhore te 25 prillit, ashtu sic u be me Vaun e Dejes.

Flamur Noka: Ti duhet te dalesh ne terren, per tu shpjeguar demokrateve vendimin qe more per perjashtimin e Berishes, se ke percare demokratet.

Lulzim Basha: Une do dal, do kem aksion, por jo tani, se s’dua ti hedh benzine zjarrit.

Flamur Noka: Ti i ke hedh tritolin.

Vinkmag ad

Read Previous

Dy shqiptarë “zgjidhin” sherrin me shufra hekuri/Njëri përfundon në spital, tjetri në burg

Read Next

VIDEO/Djali plagos me armë zjarri studenten 20 vjeçare dhe e tërheq zvarrë në mes të lokalit në Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular