Partia Demokratike në mbledhjen e sotme të kryesisë ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës nga posti i Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Ky vendim pritet të merret gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e njoftuar të Këshillit Kombëtar.
Kujtojmë se më herët Paloka në një publikim në rrjetet sociale e konsideronte pa tagër të kryesisë, mbledhjen e Këshillit.
Ndërsa ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, mësohet se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar do të paraqiten disa propozime për të votuar:
- Një rezolute te posaçme për situatën e krijuar në PD.
- Me votim te fshehte shkarkimin e Kryetarit te Këshillit Kombëtar, anëtarëve te Kryesisë qe kane shkelur vendimin e Kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetarëve të degëve të PD-së .
- Propozim per shkarkimin e 4 sekretareve për të bere funksional sekretariatin: Ervin Minarolli-Organizativ, Ledina Mandija-për pronat, Ivi Kaso-Sekretar për Çështjet zgjedhore, Belind Këlliçi Sekretar për Diasporën
Tags: Basha edi paloka