Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas përplasjes së saj me militanten e Partisë Demokratike nga ku u përzu me dhunë. Në reagimin e saj, Kokalari shkruan se Berisha do marrë përgjigjen e merituar dhe agresive ndërsa shton se do të shkojë sërish në selinë e Partisë Demokratike.
Postimi i Evi Kokalarit: Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PD-së sot.
LEXO EDHE:
Dy gra, që ishin komplet jashtë kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk morri mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti.
Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike.
Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vulgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi logjikën ndaj meje, dmth shkarkimi nga detyra dhe dosja Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë.
