Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi në shtëpinë e tyre.
Sipas njoftimit të policisë, 60 vjeçari dhe gruaja 50 vjeçare nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Kavajë/ Informacion paraprak
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.
