Gazment Bardhi e nxjerr zbuluar: Monika Kryemadhi fliste poshtë e lart se do të bëhej ministre e Brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila e akuzoi se synonte postin e Ministrisë së Brendshme dhe se për këtë gjë u kishte dalë garant bandave. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Bardhi e ka mohuar ta ketë pasur atë synim, por tha se Kryemadhi informonte këdo nga Shkodra në Sarandë që do të ishte ministre e Brendshme pas zgjedhjeve.

Po ashtu Bardhi mohoi të ketë pasur një përballje me kryetaren e LSI-së për çështje bandash, ndërsa tha se në fushatë Monika Kryemadhi i kishte thënë se PD do të merrte vetëm dy mandate në Elbasan, prandaj duhet të punonte më shumë.

“Ishte deklaratë me gënjeshtra. Nuk kam folur kurrë për LSI-në as anglisht, as shqip. Nuk kam enë kurrë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI-në. Nuk kam thënë kurrë që do jem ministër i brendshëm, dhe nuk e kam pasur objektiv, të tjerë kanë qenë ata. Sipas LSI-së ministrja e Brendshme duhet të ishte grua. Zonja kryemadhi ka qenë ajo që ende pa marrë pushtetin, kishte informuar këdo nga Shkodra në Sarandë që zonja Kryemadhi do ishte ministre e Brendshme. Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për cështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit. Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë,”- tha Gazment Bardhi.

PËRPLASJA MES PD-LSI

“Lufta” mes dy palëve ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Partia Demokratike pretendon se është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë, duke hedhur akuza për demokratët. Vazhdës së akuzave i janë bashkuar edhe zyrtarë të tjerë të LSI-së, ndërsa Bardhi deri më tani është shprehur se nuk e kupton përse ka nisur “aksioni” kundër demokratëve

Vinkmag ad

Read Previous

E rëndë Kavajë/Vdesin në shtëpi burrë e grua, ja çfarë e ka shkaktuar vdekjen e tyre

Read Next

(VIDEO) Edi Rama: Rruga e Arbrit hapet të hënën, Belinda Balluku e nxjerr blof: Kini kujdes, do mbyllet kur të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular