Një fëmijë i moshës 6 vjeç ka gjetur vdekjen në Elbasan pasi për fat të keq ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte.
“Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.