I dënuar me dy vite burg/Avokati tha se po kurohej në spital, por ja ku është Adriatik Llalla, si ‘kokrra e mollës’

Ish-kryeprokuori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria me pretendimin se po kurohet në një spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Megjithatë, shqiptarët që jetojnë në Itali e kanë parë atë rrugëve të Romës ku duket Llalla duke pritur trenin në kryeqytetin italian.

Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga shqiptarët që e kanë njohur kush është, Llalla duket me një valixhe në dorë, teksa pret trenin në Romë.

Ndërkohë që në fytyrë mban një maskë anti-COVID. Po ashtu, sipas dëshmitarëve që e kanë parë, ish-kryeprokurori duket në gjendje të mirë shëndetësore, duke i vënë theksin faktit që nuk shoqërohet nga askush. Sot, avokati i tij tha se nuk kishte informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa burime nga Policia bënë me dije se ai ka dalë nga Shqipëria, në drejtim të Turqisë. Por mesa duket është zhvendosur për në Itali, në Romë.

Vinkmag ad

Read Previous

E rëndë në Elbasan/ 6 vjeçari bie nga kati i 6-të i pallatit dhe gjen vdekjen

Read Next

I arratisur jashtë vendit/SPAK: Policia të arrestojë Adriatik Llallën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular