Edi Rama ha e pi me Vuçiçin/ Lojtarët serbë thirrje shoviniste me tre gishta ndaj Kosovës: Flamuri serb fluturon mbi Prizren

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij të fundit ishte në Beograd ku u shtrua në të ngrënë e në të pirë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’, ndërkohë që Serbia vijon të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe as të kërkojë falje për gjenocidin. Por sikur të mos mjaftojë kjo, serbët vijojnë të mendojnë se Kosova është ende e tyrja, duke nxitur edhe urrejtje dhe shovinizëm ndaj Kosovës.

Pas heqjes së flamujve shqiptarë në Beograd, një e rëndë ndodhi pas ndeshjes së Serbisë me Portugalinë ku serbët arritën të kualifikoheshin për në Botërorin e Katarit 2022.  Pas fitores ata kanë festuar me tre gishta dhe me thirrjen shoviniste; Flamuri serb fluturon mbi Prizren që mbahet edhe nën mbishkrimin e fanellave të tyre. Ndërkaq, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Tirana zyrtare si dhe nga FIFA e cila do të duhet ta dënojë këtë akt referuar edhe rregullores së rregullave të futbollit.

Vinkmag ad

Read Previous

FOTO/Ky është biznesmeni që iu vu tritol në lokalin e tij në Shkodër, vite më parë sulmoi me armë policinë

Read Next

Përgjimet ndaj Rezart Taçit/Partnerja e ekonomistit italian: Janë kriminelë, edhe ty do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular