Kryeministri Edi Rama është duke vizituar këto ditë Tepelenën, Përmetin, ndërsa sot ndodhet në Gjirokastër.
Në vizitën e tij në Tepelenë, grupi polifonik i këtij qyteti e ka pritur me këngë e lavde duke rikthyer kohët e diktaturës kur i këndonin diktatorit Enver Hoxha. Madje lavdet në këngë arrin deri aty sa i uronin Ramës që dita t’i bëhej 1 mijë.
“Në shtëpinë e Xha Selamit ulur këmbëkryq dhe rri, mirë se erdhe kryetar këtu lart në Salari. Të kemi ballin e miqve, ju sot na keni nderuar në vendlindjen e Gramozit, mikut tuaj të çmuar. Ne këtej nga anët tona, ne kemi një urim; le të thonë çfarë të duan, juve iu bëftë dita një mijë”, këndon grupi polifonik.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministrit Rama dhe liderëve të tillë, i këndohen këngë të tilla. Më e fundit që bëri bujë ishte këngë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Në 2019, grupi polifonik i Vlorës e priti me këngë teksa inspektoi By Pass-in e Vlorës.
Teksa shikonte punimet e kësaj rruge, Rama është takuar me disa banorë të zonës, ndërsa për të përshëndetur kryeministrin nuk ka munguar dhe as iso-ja labe.
“Edi Rama mirë se vjen ku ka shqiponja folenë”, thuhet ndër të tjera në këngë. Ndërkohë, Rama u është drejtuar duke thënë se “Nuk ju rrihet ju. Ju doni rrugë për të dalë për të kënduar.