“Emërohet drejtor shkolle një i shkarkuar për korrupsion”, ministrja Kushi i përgjigjet për herë të parë akuzave të PD

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur akuzave të opozitës, ku pretendonte se rikthimi në detyrë i Hysen Koldashit, si drejtor i shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz, përbënte një skandal.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi dokumenton se rikthimi i drejtorit të shkollës është bërë pas vendimit të marrë nga organet ligjzbatuese, pasi ndaj tij nuk ka patur asnjë procedim penal dhe se prokuroria vendosi të pushojë çështjen kundër tij.

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Menjëherë pas reagimit të opozitës në lidhje me rastin e rikthimit në detyrë të një drejtori shkolle në Kamëz, nisëm një proces investigimi, nga i cili rezultoi se rikthimi i këtij drejtori është bërë nga DRAP Durrës në zbatim të legjislacionit në fuqi, pas vendimit të prokurorisë për mosfillim të procedimit penal, si pasojë e mungesës së veprës penale, arsye për të cilën dhe u largua nga detyra drejtori.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e varësisë çdo vendim e marrin në zbatim të ligjit dhe duke respektuar vendimet e institucioneve ligjzbatuese, duke mos lejuar cënimin e figurës së punonjësit arsimor, drejtor, nëndrejtor apo mësues.

Vinkmag ad

Read Previous

Sali Berisha tregon biznesmenin e fuqishëm që do të shpallë “Non Grata”: Do të jetë një nga vendimet e para kur të jem kryeministër…

Read Next

Gazment Bardhi zbulon detajet e forta: Kemi marrë mesazhe kërcënuese nga njerëzit e Sali Berishës për të sabotuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular