Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai ka njoftuar sot mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Erdogan tha se kjo mbledhje do të mbahet së shpejti. Për këtë, ai tha se do të merren me organizimin dy ministrat e Jashtëm të qeverive.
Kreu i shtetit turk tha se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila mund të thellohet edhe më tej.
