Kryeministri Rama: Nëse do kisha lidhur bast me Erdoganin do të kisha humbur

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeministri së bashku me presidentin turk Erdogan ku po mbajnë një konferencë. Rama është shprehur se nëse do të lidhte bast me Erdogan në lidhje me ndërtimin e spital Memorial në Fier do të kishte humbur.

Edi Rama: Sot është një ditë shumë e veçantë sepse kemi qenë së bashku në kurorëzimin e një përpjekjeje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore për të mbështetur rilindjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi fort e ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara se tërmeti t’i linte pa shtëpi. Edhe një herë dua ta falenderoj Presidentin që u gjend pranë nesh që në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, u angazhua i pari dhe e mbajti fjalën. Po kjo e fundit nuk përbën lajm kur është fjala për Presidentin Erdogan sepse çdo gjë që thotë e bën. Por edhe mikun tonë Murat, kompaninë, punëtorët sepse jo vetëm ndryshuan jetën e këtyre njerëzve por ndërtuan një tjetër shembull shumë domethënës për vlerën e thellësinë e marrëdhënies shqiptaro-turke. Shumë faleminderit, mbase dikur mendon se po e teproj me falenderime, por siç thotë edhe profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të, kush nuk i ka falenderuar njerëzit, nuk ka falenderuar Zotin. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara disa marrëveshje që aso kohë u bë dhe shkak për shumë pikëpyetje, çfarë është, çfarë do të ndryshojë, takimi i Ankarasë ishte çelja e një kapitulli të ri mes nesh. Nuk e vura bastin për spitalin e Fierit sepse do e kisha humbur, edhe pse Presidenti nuk vë baste me sa jam në dijeni. E ndjek futbollin pa baste. Sot kemi një spital dhe një pikë transferimit të dijes prej ku ne po zhvillojmë fazën e re të sistemit të mjekësisë, bazuar në modelin e njohur turk. E kam thënë që ëndrra jonë është që shërbimi ynë shëndetësor të marrë përditë e më shumë trajtat e shërbimit shëndetësor turk, nëse deri dje kjo mund të dukej e pamundur, sot nuk është e pamundur për askënd. Nuk dua të zgjatem më shumë pasi axhenda e kërkon që Presidenti drejtohet parlamentit pas pak.

Vinkmag ad

Read Previous

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipë

Read Next

Rama në konferencë me Erdogan: Kam një lajm të mirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular