Erdogan: Shqipëria qendra e marrëdhënieve të Turqisë në Ballkan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e konsideron Shqipërinë si miken dhe aleaten më të rëndësishme në Ballkan.

Para vizitës në Shqipëri, kreu i shtetit turk thotë se beson se rritja e mirëqënies në Shqipëri përbën qendrën e perspektivës së marrëdhënieve miqësore që Turqia do të ndërtojë në gjithë do t’i shërbejë paqes dhe qetësisë së rajonit.

“Gjatë dy dekadave të fundit Turqia ka bërë çmos për të nxitur marrëdhënie më të ngushta dhe miqësore me vendet e Ballkanit. Shqipëria është qendra e kësaj perspektive. Turqia e sheh Shqipërinë si mike dhe si një aleat natyror. Turqia beson se rritja e mirëqenies dhe stabilitetit në Shqipëri do t’i shërbejë paqes dhe qetësisë në të gjithë rajonin”.

Një shkrimi të publikuar në median turke AND,  Erdogan thekson se ka qenë vizita e kryeministrit Rama në Turqi në Janar të viit të shkuar  ishin një piknisje e re e mardhësiess mes dy vendeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi në 6 janar 2021 kanë qenë një pikënisje e re dhe historike. Si rezultat i kësaj vizite, midis Turqisë dhe Shqipërisë u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, e cila ka qenë në rendin e ditës prej vitesh, dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik”.

Më tej Erdogan ka folur edhe për shkëmbimet tregtare, por edhe bashkëpunimet në fusha të tjera.

“Aktualisht, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë është rreth 700 milionë dollarë. Synimi ynë kryesor është ta zgjerojmë këtë vëllim në rreth 1 miliard dollarë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke marrë parasysh të gjitha këto, mund të them se marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në periudhën e tyre më produktive në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Duke pasur parasysh se Turqia është partneri strategjik më i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, ekzistojnë potenciale të shumta që të dy vendet të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre”.

Presidenti turk mbërrin të hënën Shqipërinë, ku do të marrë pjesë edhe në përurimin 524 apartamenteve të reja të ndërtuara në Kurbin me kontribut të qeverisë turke

Leave a Reply

Your email address will not be published.