Erdogan vjen nesër në Shqipëri/ Nga ceremonia e pritjes te vizita në Laç, publikohet axhenda zyrtare

Jepi Share

Pak orë nga vizita në Shqipëri e presidenti te Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zbardhet axhenda e turit të tij të takimeve.

Mësohet se presidenti Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09.25. Mëson se nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Lacit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË

SH.T.Z. RECEP TAYYIP ERDO?AN

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza” – Regji

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç. Regji + Foto zyrtare

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç – Regji

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdo?an

dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama. Plane + Foto zyrtare

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp – Regji + gazetarë

(Vendi: Holli i COD)

Gjuha: Shqip, përkthim simultan shqip-turqisht

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut – Regji

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë – Regji

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Sali Berisha kërkon gjak”, kryetari i PD-së së Fierit zbardh thirrjen tronditëse të gazetarit: Nesër Lulzim Bashën e godisni me shkopa bejsbolli kurrizit! Mos e lini të futet në…(FOTO)

Read Next

“Takimi i Bashës në Fier dhe i Berishës në Shkodër”, “shpërthen” Mentor Kikia: Na çatë tr*pin, shkoni votohuni dhe jepini fund kësaj histerie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular