Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shpesh është akuzuar për një shkëputje nga baza e partisë, ka vendosur të dalë në takime me demokratët në terren.
I pari që do ta presë është kreu i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.
Por gazetari Bledina Koka, ka bërë thirrje për dhunë. Ai bën thirrje për demokratët që të mos e lënë Lulzim Bashën të futet në Pallatin e Kulturës.
“Thirrje per demokratet
Mos publikoni kot sms-te e Lulit per takimin e neserm ne Fier. Nese keni pak vetedije mos e lini te futet ne pallatin e kultures. Priteni me gaz lotjsjelles, me fikse zjarri, me karrige kokes dhe me shkopa bejsbolli kurrizit…
p.s…sy per sy!”, shkruan gazetari.
Pas kësaj thirrje ka reaguar kryetari i PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj, i cili thotë se Berisha kërkon gjak.
