Ervis Martinaj edhe i gjallë edhe i vdekur/ Plas debati mes gazetarëve

Fati i bosit të krimit, Ervis Martinaj, është kthyer në problem kombëtar prej ditësh dhe gazetarët e kronikës kanë konkluzione të ndryshme se çfarë ka ndodhur me të. 

Një pjesë e konsiderueshme, përfshirë Artan Hoxhën, mendojnë se Martinaj është vrarë, madje disa media kanë sugjeruar edhe skenarë makabër, si torturimi, ndarjen e tij në gjashtë copa, etj, etj. 

Një numër i paimagjinueshëm spekulimesh dhe skenarësh, kanë qarkulluar në thuajse të gjitha mediat shqiptare, situatë kjo e frymëzuar edhe nga fakti që Policia e Shtetit nuk ka asnjë lloj reagimi për zhdukjen e Martinajt, madje së fundmi u mësua se vetë agjenti i Policisë Operacionale, Jeton Lami, kishte shërbyer si shoqërues i Martinajt në arrati. 

Nga ana tjetër, gazetari Flamur Vezaj, shprehet se Martinaj nuk është rrëmbyer dhe nuk është vrarë, por me shumë gjasa është larguar në drejtim të Kosovës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai shkruan se Martinaj është (apo ishte) një njeri që nuk ia zë besën askujt dhe se nuk mund të binte kaq lehtë pre e një rrëmbimi.

“Ai nuk beson asnjë person, as familjaret e tij dhe për këtë fakt është “vetzhdukur” me shume gjasa në Kosovë” shkruan Vezaj. 

Në këtë debat është përfshirë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili shpalos një tjetër version.  

Ai ka komentuar në deklaratën e bërë nga Vezaj, duke thënë se Vis Martinaj “ka mbaruar punë dhe se nuk do të japë më asnjë intervistë”.

“Te pjesa e dukshme jemi dakord. Te pjesa e padukshme, rrofsh qe ju bashkove dhe ti fushates mbi fatin e Visit.

Vetem nese e ke fshehur ti ne Boston mund ta thuash me siguri, ne te kundert rezervoje takimin njelloj sikur te takoje Remzi Hoxhen, Koço Dadon, Enver Stafuken, madje ketu drejtesia ka çuar me pushime dhe Jan Prengen qe e pame te gjithe te vdekur ne video…

Jeta vazhdon, por mos bjer ne kurthin e Rames duke vendosur dhe ti baste online per pune fati Ka kryer pune, nuk ka per te dhene me asnje interviste”, thotë Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published.