Ilir Floriri: Unë jam qelibar, i bardhë si dëbora!

Ilir Meta, kreu i vetëshaplllur i Partisë së Lirisë, ka dalë sot në një konfeerencë për mediat. Ai ka njoftuar se ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, të cilët kanë nxjerrë emrin e tij si “ish-spiun”.

Sipas Metës, e ka bërë këtë kallëzim, pasi ai ndihet i pastër dhe nuk ka bërë asgjë kundër shqiptarëve.

Meta thotë se Autoriteti i Dosjeve ka kryer të paktën 6 vepra penale, ndërsa ka nisur ndaj tij një sulm në favor të kryeministrit Edi Rama.

Meta tha: Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Spërdorim detyre; Falsifikim i dokumenatve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik; Falsifikim i vulave, stampave, formularëve; Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të kryera në bashkëpunim. Autoriteti i Dosjeve ka shkelur parimet e funksionimit të tyre. Parimin kushtetues, të sigurisë juridike. Pas asnjë kërkesë nga një institucion kushtetues, nis procesin e verfiikimt për një figurë publike, ish-presidenti i republikës dhe nxjerr konkluzione shteruse pa asnjë provë. Në rastin konkret, Ili Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione. Është një sulm i hapur kundër pluralizmit politik. Mua më bëjnë nder se e kaluara ime është dëborë e bardhë. Kur këta falsifikojnë dokumentat e atyre viteve mendoni ç’bëjnë me firmën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.