Përçarja brenda PD-së, në mbështetës të Bashës dhe Berishës tashmë është e qartë, madje kanë nisur edhe përplasjet e para edhe në distancë.
Evi Kokalari e cila ka shprehur mbështetjen e saj për Berishën madje duke e shoqëruar edhe në “foltoret” e zhvilluara në disa qytete të Shqipërisë, ka reaguar ndaj deputetit të PD Ervin Salianji duke e cilësuar si të vogël e që fshihet pas të tjerëve.
Postimi i Kokalarit:
O Salianj më raftë pika sa i voçkël që je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari.
Pi pak qumësht tashti.-shkruan Kokalari.
Pak kohë më parë Salianji është shprehur publikisht se nëse Berisha rikthehet në grupin parlamentar të PD, atëherë ai do të largohej.
