Search
Close this search box.

Fieri u përmbyt sot/Taulant Balla: Fajin e ka Saliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndodhet që prej orëve të para të mëngjesit në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosa deklaroi se shkak për përmbytjet është dhe një problematikë e trashëguar që nga ndërtimi autostradës Fier-Vlorë nga qeveria Berisha.

Sipas Ballës ura në autostradën Fier-Vlorë, e cila është ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko ka dhe ka krijuar një mbyllje të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm duke krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet.

“Kemi dhe një problem të trashëguar me një urë të ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë, e cila është një urë e ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko dhe ka krijuar një mbyllje (hinkë) të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm dule krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet. Ka ardhur koha që me autoritetin rrugor ta zgjidhim përfundimisht historinë e asaj ure për ta ribërë dhe njëherë nga fillimi dhe për të zgjeruar pjesën e grykëderdhjes sepse ndryshe do të kemi gjithmonë këtë situatë”, deklaroi Balla.

Vinkmag ad

Read Previous

Zbardhet Rezoluta e plotë e Këshillit Kombëtar/Ja vendimi i fortë i Bashës ndaj Berishës

Read Next

Gazment Bardhi: Ja ç’do bëjmë sot me njerëzit e Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular