Gazment Bardhi: Ja ç’do bëjmë sot me njerëzit e Berishës

Këshilli Kombëtar vendos për votim të fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele.

Por detajet i ka shpjeguar edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha se sot nuk do të merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet

Gazment Bardhi: Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar.

Përkundrazi!

Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet:

Është një pyetje në fletën e votimit.

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e;

Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Vinkmag ad

Read Previous

Fieri u përmbyt sot/Taulant Balla: Fajin e ka Saliu

Read Next

Berisha: Ja komploti që donin të bënin ndaj meje Lulzim Basha dhe Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular