Fillojnë të lëkunden njerëzit e Bashës: 18 dhjetori sfidë e vështirë, ja ç’duhet të bësh atë ditë

Njerëzit e besuar të Lulzim Bashës kanë filluar të lëkunden pas Kuvendit të djeshëm të Sali Berishës. Kështu anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko i ka kërkuar Bashës të bëjë të pamundurën për të bindur demokratët pasi 18 dhjetori është ditë e vështirë.

Roland Bejko: Ne nuk duhet të injorojmë takimin e djeshëm, sado të ishin, megjithëse ishin më pas sesa duhen për të nxjerrë një deputet, Ata janë demokratë. Berisha e mblodhi Kuvendin për interesin e vet personal, që të merrte partinë.. Më vjek keq në këtë pozitë të vështirë. Për një burë shteti interesi i përgjithshëm duhet të prevalojë mbi interesin personal. Dje u mor edhe me punët e bashkisë, aty mendova nuk ka kuorum. Çfarë të bëjmë? Di që partia është formacion disipline. PD nuk është pronë personale, është sakrifica e mijëra demokratëve. Kush do ta mbaje partinë të bashkuar? I bie kryetarit që është zgjedhur, kryetarit legjitim. Ne nuk duam të kalcifikoheni. Të mbajmë parti të vogël. Nuk themi dot ne jemi me të mirët. Zoti Basha ju del detyrë të kapërceni Sali Berishën, të kapërceni veten. Kuvendi i 18 është sfida juaj që je kryetar i vetëm, pa pengesë, me mbështetjen e kryesisë, të këshilli kombëtar dhe të Kuvendit. Qëndrimi juaj duhet të binde ata demokratë që ju do të bëni një PD që të gjithë e duam. Do te jetë një kuvend i vështire, por është detyra juaj të jeni bindës, të krijoni një perspektivë të qarte. Të ftojmë demokratët të jenë këtu me ne, të marrim sanksionet ndaj atyre anëtarëve të kryesisë që nuk respektuan vendimin.

Vinkmag ad

Read Previous

Basha: Berisha si Enver Hoxha, themeloi dje organizatën antiamerikane

Read Next

Zbardhet Rezoluta e plotë e Këshillit Kombëtar/Ja vendimi i fortë i Bashës ndaj Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular