Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha do të kenë kandidatët e tyre në të gjashta bashkitë.
Noka tha se është i bindur se shumica e kandidatëve të tyre do të jenë fituesit.
“PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, tha Noka në një intervistë televizive.

Tags: flamur noka PD